ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, mbyten 2 barka me emigrantë pranë ishullit të Samos, 22 të vdekur

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Samos mëngjesin e sotëm, pasi dy barka me të paktën 60 pasagjerë në bord janë mbytur mëngjesin e sotëm.Deri më tani 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shpëtuar 36 persona. Ndër viktimat ishte dhe një nënë me fëmijën e saj në duar. Skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për emigranët e tjerë.

Kreu i bashkisë së Samos në Greqi ka njoftuar se operacioni i shpëtimit është në aktivitet të plotë duke iu referuar kushteve të motit që e favorizojnë.

Në operacionet e kërkimit marrin pjesë disa helikopterë super Puma, një luftanije dhe disa anije shpëtimi.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top