Shqip

Greqi, kamioni përplas makinat 4 të vdekur dhe 22 të plagosur FOTO

Greqi, kamioni përplas makinat 4 të vdekur dhe 22 të plagosur FOTO

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Selanik-Veria në Greqi, ku katër persona kanë humbur jetën, dhe 22 të tjerë janë plagosur, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti i rëndë automibilistik ka ndodhur rreth 70 kilometra larg Selanikut. Mediat greke raportojnë se aksidenti, ku u përfshinë rreth 40 makina, u shkaktua nga një kamion, që po ecte me shpejtësi të lartë. Kamioni me targa bullgare dhe që drejtohej nga një rumun, nuk ishte në dijeni të disa punimeve rrugore nga Koorporata Energjitike Greke, në aksin rrugor që lidh portin e Igumenicës me kufirin grek.

Sipas mediave greke, kamioni fillimisht ka goditur një makinë dhe më pas dhjetëra të tjera, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i kamionit. Nga përplasja, kanë humbur jetën 2 gra dhe 2 burra, ndërsa shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë. Dëshmitarët tregojnë se një prej viktimave është djegur i gjallë brenda në automjet.

Burimi www.shqiptarja.com

troxeo egnatia (1) troxeo egnatia (2) troxeo egnatia (3) troxeo egnatia (4) troxeo egnatia (5) troxeo egnatia (6) troxeo egnatia (7) troxeo egnatia (8) troxeo egnatia (9)

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top