Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, frika nga ekstremi i djathtë

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, pothuajse të gjitha partitë kryesore në politikën greke janë bashkuar të paktën në një qëllim. Të luftojnë atë që e konsiderojnë si njollë turpi për vendin, por ajo që forcohet cdo ditë e më shumë, partinë Hrisi Avgji ose Agimi i Artë, është organizata politike e ekstremit të djathte, që vetëdeklarohet si lidhje nacionaliste me identitet popullor.

 

Por pas parrullave ”Greqia u përket grekeve” dhe ”Jashtë të huajt nga Greqia” me të cilat përpiqet të mbledhë rreth saj të papunë dhe të dëshpëruar nga kriza ekonomike, fshihet në fakt imazhi i një organizate raciste, me ideologji neonaziste dhe fashiste, që urren demokracinë, adhuron Hitlerin dhe ka vizion Rajhun e 4 në Europë.

 

E lindur si organizate para më shumë se tre dekadash, Hrisi Avgji u zhndëerrua nëe lidhje dhe tashme nëe parti politike. Në mënyrë kuptimplotë shpalli kandidatët e saj në ditën e përvjetorit të juntës ushatarake në Greqi, për të cilën nostalgon ende edhe sot.

 

Politika greke e dënon, e konsideron organizate terroriste, kriminale e neonaziste, por nuk e nxjerr te jashteligjshme, ashtu si ka bere Europa me grupe te ngjashme. Për më tepër, në Greqi, Hrisi Avgji kandidon në zgjedhje.

 

Fuqizimi i saj gjen bazë tek dy propozimet kryesore të programit te saj per kombin, racen dhe popullin, shfarosjen e emigrantëve ilegale dhe kundershtimin e programit te ndihmes nga FMN dhe BE, duke trombetuar rikthimin e krenarise kombetare.

 

Lideri i saj dhe themeluesi, Nikos Mihaloliakos mohon ditët e fundit bashkëpunimin e tij me partinë fashiste italiane “Forza Nuova”, apo partinë naziste gjermane NPD. Por simboli i saj ngjan me atë të hitlerianeve, ndërsa moto e tyre “Gjak dhe Nder” si dhe përshëndetja është e njëjtë. Idhulli i tyre është pikerisht krahu i djathtë i Hitlerit, esesi(SS) Rudolf Hess edhe për arsyen se kishte baba gjerman dhe nënë greke.

 

Dy vjet më pare xhiron e botës kanë bërë pamjet me sulmin e egër të aktivistëve të kësaj partie ndaj emigrantëve të një lagjeje në qendër të Athinës, si dhe përshendetja hitleriane në mbledhjen e këshillit bashkiak të kryeqytetit, kur kryetari i tyre fitoi në zgjedhjet vendore te vitit 2010.

 

Sot të gjitha sondazhet u japin të paktën 4% të votave dhe 11 vende në parlamentin grek. Kjo shpjegon dhe alarmin e politikës greke e cila sheh rrezikun serioz se në vendin ku lindi demokracia, për herë të parë në historinë e pasluftës, do të hyjë në parlament një parti neonaziste.

http://www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top