ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, fëmijët pa ushqim

Statistika dramatike publikon e përditshmja greke

Statistika dramatike publikon e përditshmja greke ‘Eleftherotipia’ përsa i përket pasojave të krizës ekonomike që po kalon vendi.

 

Sipas saj rreth 60% e 16000 familjeve ose e thene ndryshe 32.358 nxenes, kane perballuar pasiguri ne ushqim gjate vitit 2012.Gazeta ben fjale per femije qe shkojne e vijne ne shkolla me stomak bosh, pasi prinderit nuk mund t’u japin ne mengjes dicka per te ngrene.

 

Me shume se 8000 prej tyre kane provuar disa here urine.Te dhenat shokuese jane bere te njohura pas zbatimit per te dytin vit rresht te programit. Duke perballuar urine, qe po zbaton Instituti Shendetsor i Athines i sponsorizuar me 16 milionë euro nga nje institucion bamiresie.

 

Ne kete program marrin pjese mbi 50000 nxenes te 300 shkollave  ne zona te ndryshme te vendit, qe jane gjunjezuar nga kriza, perfshire ketu 34 shkolla te Athines dhe te Selanikut.

 

Per vitin ne vazhdim parashikohet dhurimi i 6.000.000 vakteve ushqimore per nxenesit e shkollave.Nje eksperience e tille per te ndihmuar femijet e familjeve te varfera  eshte zbatuar gjithashtu edhe ne Portugali, nje vend tjeter i Eurozones qe eshte prekur nga kriza ekonomike ne vitet e fundit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top