ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi: Emigrantët protestojnë

Me qindra protestues kanë parakaluar

me arkivolin e një emigranti pakistanez në qendër të Athinës. Emigranti u vra në fillim të javës si pasojë e një sulmi racist. Rreth5 mijë emigrantë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut u mblodhën në sheshin Omonia për të protestuar kundër racizmit. 27 vjeçari pakistanez u sulmua me thikë nga dy agresorë në një motor ndërsa po shkonte në punë me biçikletë në orët e para të së mërkurës.
“Jemi të frikësuar. Por tashmë jemi dhe të zemëruar. Jemi njerëz dhe pyesim se pse të tjerët nuk na kushtojnë vëmendje. Jemi punëtorë, nuk kemi ardhur për të luftuar këtu.
Burime ende të pakonfirmuara të policisë kanë thënë se dy zjarrfikës grekë rreth të 30-ave kanë pranuar se e kanë vrarë emigrantin si pasojë e një zënke në gjendje të dehur.
Policia ka gjetur me dhjetëra trakte të ultra nacionalistëve të Agimit të artë në banesën e njërit prej sulmuesve.
“Jam i frikësuar çdo ditë. Dhe çdo ditë i lutem Zotit që të më mbrojë. Sepse çdo ditë mund të takosh racistë. Ky është problemi kryesor në këtë vend.
UNHCR, në raportin më të fundit bën të ditur se sulmet raciste janë rritur në një nivel alarmues gjatë krizës financiare që ka përfshirë vendin. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se pjesa më e madhe e sulmeve ndodhin në vende publike nga njerëz të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët gjithnjë janë në grup.
Amnesty International tha se vrasja e fundit nuk është një incident i izoluar por tregon një dështim të vazhdueshëm të autoriteteve greke për të ndërmarrë veprime në ndalimin e dhunës raciste./botasot/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top