Greqi, Hios. Një ngjarje e rëndë ka shokuar komunitetin shqiptarë të ishullit grek Hios (Xios). Dy shqiptarë 26 dhe 45 vjeç akuzohen për përdhunimn e një vajze shqiptare 25 vjeç.
Ngjarja e rëndë duket se ka ndodhur të martën në orët e para të mëngjesit, ku sipas denoncimit të 25 vjeçares dy të akuzuarit e detyruan të kryente marrëdhënje seksuale me kërcënimin e armëve. Pak orë më vonë vajza denoncoi përdhunimin dhe dy të akuzuarit u arrestuan.
Sipas mediave greke priten analizat e mjekësisë ligjore për të vërtetuar përdhunimin. Dy të akuzuarit u dërguan sot në prokurorinë e ishullit.
