Greqi: Të shtunën 30 mars 2013 në Athinë në sheshin Omonia,
u organizua një tubim paqësorë ku morrën pjesë me dhjetra organizata jo qeveritare greke, përfaqësues të organizatave të emigrantëve në Greqi, emigrantë në Greqi, si dhe aktivistë grek e të huaj.
Thirrja kryesore ishte ” Nënshtetësi për të gjithë fëmijët e emigrantëve, të ligjëshëm të gjithë emigrantët”
Tubimi filloj në orën 14,00 në sheshin Omonia! Në orën 14,30 filluan fjalimet përshëndetëse nga të gjithë përfaqësuesit e grupimeve që merrnin pjesë në tubim.
Mbas fjalimeve dhe përshëndetjeve filloj demostrata paqësore në rrugët qëndrore të Athinës. Nga sheshi Omonia përmes rrugës Stadhiu, turma doli në sheshin Sintagma, dhe nga aty përmes rrugës Panepistimiu u rikthye sërisht në Sheshin Omonia.
Në demostratë merrni pjesë mbi 3000 vetë, emigrantë që ndodhen në Greqi, përfaqesues të komuniteteve, organizata joqeveritare etj.
Demostrata ishte paqësore dhe e mirë organizuar. Prezenca e policisë e kujdeshme. Gjatë demostratës nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonëshme. Me dhjetra qytetarë grek ndoqën demostratën dhe u solidarizuan me qëllimin e saj!
Nëse na lejohet një vërejtje mund të themi që ajo që sna pëlqeu në këtë demostratë është se prisnim të kishte më shumë pjesmarrës emigrantë sepse fundja fundit kjo demostratë organizohej pikërisht për të drejtat e tyre. Siç po diskutohej nga një grup gazetarësh që mbulonin demostratën ” Ka më shumë grek sesa emigrantë”….
Për albanians.gr Gaston Sanxhaku
Fotografi Genti Malo
