Fermerët grekë, të cilët kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve, që kërkon të miratojë qeveria “Tsipras”, kanë vendosur që të bllokojnë dy orë në mesditë dhe dy orë në mbrëmje rrugët kryesore të Greqisë dhe pikat kufitare të saj deri të martën.
[maxbutton id=”5″]
Duke mbajtur pranë 50 kryqëzimeve nevralgjike të rrugëve nacionale si dhe doganave, mbi 15 mijë traktorë, fermerët bllokojnë deri të martën, dy herë në ditë, midis të tjerave edhe Doganën e Kapshticës
Burimi http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=317936#tab
