ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, bëri 5 muaj burg i pafajshëm, kompensohet shqiptari

Një vendim “historik”, e quajnë mediat greke,

Një vendim “historik”, e quajnë mediat greke, atë të gjykatës së shkallës së dytë në Patra, për kompensimin e një shqiptari, i cili kreu 5 muaj burg, ndërsa ishte i pafajshëm.

 

I riu shqiptar ka provuar pafajësinë e tij dhe tani do të kompensohet me 4611 €, për çdo ditë të padrejtë në burg.

 

36 vjeçari shqiptar ka bërë padrejtësisht 159 ditë burg dhe sipas një vendimi të trupës tre-anëtarëshe të gjykatës së Patras, ai duhet të kompensohet me shumën prej euro 29 në ditë.

 

36 vjeçari shqiptar ishte konsideruar i përfshirë në një grabitje më 18 korrik 1998. Në nëntor 2001, ai u dënua në mungesë me 13 muaj burg, derisa u arrestua në 4 shkurt 2012 në aeroportin “Venizelos” në Athinë. Pasi u njoh me vendimin e gjyqit, ai u dërgua në burgjet e Shën Stefanit. Në shkallën e dytë, rezultoi se nuk ishte fajtor dhe tani pret kompensimin.

 

Ky rast është unik për një të dënuar shqiptar në Greqi. Dhjetëra shqiptarë të tjerë që vuajnë dënimin në burgjet greke, pretendojnë se janë dënuar padrejtësisht dhe kërkojnë rigjykim të çështjes.

 

burimi www.ballkanweb.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top