Greqi, Organizata e regjistrimit
të sulmeve rraciste që është krijuar me iniciativën e zyrës për të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve, pranë OKB nga muaji janar 2012 deri në shtator të 2012 ka regjistruar 87 sulme rraciste. Sipas statistikave të kësaj zyre
1. Nga 87 sulmet 83 u kryen në ambjente publike
2. 85 sulme u kryen mbi meshkuj dhe 2 mbi femra
3. 50 nga sulmet përfunduan me plagosje të rëndë të viktimës
4. Moshat e të sulmuarëve janë nga 18 deri në 35 vjeç
5. Nacionaliteti i të sulmuarëve është kryesisht nga Afganistani, Bangkladeshi , Pakistani dhe Somalia.
Sipas organizatës një përqindje e madhe e sulmeve u kryen gjatë orëve të mbrëmjes. Sulmuesit janë zakonisht anëtarë organizatash ultranacionaliste, të cil[t patrullojnë me motorra ose makina nëpër lagje dhe sulmojnë kë emigratë gjejn përpara!
Sipas kësaj organizate shifrat janë akoma më të larta. Në janar të këtij viti kishim dhe vrasje për motive rraciste, një 27 nga pakistani në lagjen Petralona në Athinë.
Burimi
Të dhëna të marra nga gazeta Eltherotipia
albanians.gr
