Në Greqi 62 persona kanë humbur jetën nga gripi stinor.
Gjthashtu 54 persona janë të shtruar në spitale kurse gjithësej nga Tetori janë shtruar në spital me grip 182 persona
Shoqata e e Mjekëve të Athinës (ISA) në një deklaratë për shtyp vë alarmin për mungesën e politikës vaksinuese në Greqi
“Është tragjike që për vaksinën që kushton vetëm 6 euro, të humbasin jetë njerëzore”
Sipas Shoqatës të Mjekëve këtë vit pati mangësi të mëdha në vaksinimin e popullsisë me rrezikshmëri të lartë. Llogaritete se 40% e popullsisë me rrezikshmëri të lartë nuk arriti të vaksinohet.
