ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi 4 të vrarë dhe 400 të plagosur brënda 16 muajëve, nga sulmet rraciste

Greqi. Rritje të tmerrshme të dhunës rraciste në Greqi

Greqi. Rritje të tmerrshme të dhunës rraciste në Greqi

brënda këtyre 16 muajëve rregjistrohet në raportin që i dorëzoi partive politike greke dhe institucioneve të pavarura, avokati i popullit.

 

Më poshtë lexoni shifrat e dhunës. Nga data 1 Janar 2012 deri në datën 30 Prill 2013 Institucioni i Avokatit të Popullit të Greqisë regjistroi:

281 denoncime për sulme rraciste. 253 nga të cilat u bënë në vitin 2012.

135 raste përfunduan ishin shumë të dhunëshme nga të cilat u plagosën 400 vetë, dhe u vranë 4 vetë.

3/4 e rasteve janë shënuar në Athinë, Kurse pjesa tjetër në Selanik dhe Patra. Në ishuj janë regjistruar 30 sulme(24 në Kretë)

Në të gjithë raste dhunuesit ishin qytetarë grekë. Pjesa dërrmuese e dhunuesëve janë meshkuj të moshësh deri në 40 vjeç. Sipas raportit të Avokatit të Popullit, dhunuesit kanë funksionuar në skuadra, dhe sulmonin gjithënjë në darkë. Viktimat e tyre janë kryesisht emigrantë të ardhur nga vëndet e Azisë si Pakistani, Bangladeshi, Afganistani, si dhe nga vëndet e Afrikls si Egjipti, Maroku dhe Algeria.

Sipas avokatit të popullit, policia ka rregjistruar vetëm 1/3 të rasteve, diku tek 84 raste të cilat janë deklaruar si sulme rraciste. Kjo shpjegohet dhe nga fakti se shumica e të dhunuarëve kanë frikë të bëjnë denoncime në polici.

Lexoni një përmbledhje mbi raportin në Greqisht këtu Συνήγορος του πολίτη: Έξαρση της ρατσιστικής βίας στην Ελλάδα. 4 νεκροί και 400 τραυματίες μέσα σε 16 μήνες

albanians.gr

 

LEXONI AKOMA
Συνήγορος του πολίτη: Έξαρση της ρατσιστικής βίας στην Ελλάδα. 4 νεκροί και 400 τραυματίες μέσα σε 16 μήνες

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top