ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, 26% më shumë vetëvrasje nga kriza, më tepër burra

ATHINË – Numri i vetëvrasjeve ka arritur në 417 vetë në vitin 2011 në Greqi

ATHINË – Numri i vetëvrasjeve ka arritur në 417 vetë në vitin 2011 në Greqi

me një shtim prej 26% në vit, një rritje plotësisht e lidhur me krizën ekonomike në vend. E bën të ditur shërbimi statistikor Elstat.

Burrat janë më të prekurit dhe paraqesin 82% të vdekjeve nga vetëvrasjet e regjistruara në vitin 2011, por dukuria është në rritje edhe tek gratë, tek të cilat janë regjistruar 84 vdekje, dyfishi i një viti më parë.

Zona e Athinës, ku përqendrohet një e treta e 11 milionë banorëve në vend, është më e goditura me 35% të rasteve, e pasuar nga Maqedonia qendrore (11%) në veri dhe ishulli i Kretës (7,7%) në jug.

Ojq-ja greke Klimaka ka pohuar se këto shifra janë një rekord që prej 50 vjetësh, që kur nisën të maten vetëvrasjet nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. – See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/greqi-26-me-shume-vetevrasje-nga-kriza-me-teper-burra-157917.html#sthash.PC8Asgjw.dpuf

http://www.shqiptarja.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top