Greqi. Tarifë 25 euro do jenë të detyruar të paguajnë të gjithë qytetarët për tu trajtuar në spital. Siç deklaroi ministri i Shëndetësisë Adhonis Georgjiadhis ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë një qarkore, ku do të sanksionohen tarifat e reja të shërbimeve.
Sipas ministrit nga shuma 25 euro, 5 euro janë për hyrjen në spital kurse 20 euro për trajtimin.
Këtë taxë të re nuk do ta paguajnë vetëm të vobektit dhe pacientë me sëmundje kronike.
Nuk dihet saktësisht se çdo bëhet me ata që nuk do e paguajnë këtë taxë, por sipas ministrit “nuk do i fusim dhe në burg”
albanians.gr
