ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Grekët torturojnë 59-vjeçarin shqiptar

Një shqiptar, 59 vjeç, është mbajtur peng për rreth dy muaj

Një shqiptar, 59 vjeç, është mbajtur peng për rreth dy muaj

dhe më pas është torturuar për prishje të pazareve të drogës nga shtetas grekë.

Pengmarrësit grekë e kanë dhunuar e, madje, i kanë hedhur kripë dhe ujë të nxehtë në plagët e trupit shkaktuar me thikë.

Jo vetëm kaq, atij i janë prerë gishtat dhe i janë dërguar në një zarf bashkëshortes së tij duke i kërkuar një shumë prej 130 mijë eurosh në këmbim të lirimit të 59-vjeçarit. Zarfi shoqërohej me një mesazh në gjuhën shqipe “kuptojeni mirë, kjo nuk është shaka”.

Të gjitha këto, sipas mediave helene, janë rrëfyer në polici nga vetë viktima e kësaj dhune, 59-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Vetëm pas dy muajsh policia arriti të lironte pengun, duke arrestuar disa prej pengmarrësve, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim mes të cilëve edhe 3 shqiptarë.

Sipas policisë helene, shkak i kësaj ngjarjeje kanë qenë pazaret e prishura të drogës. Vetë viktima e kësaj pengmarrjeje dhe dhune të tmerrshme është i akuzuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa bashkëpunëtorët e tij e akuzonin për përfitimin e të ardhurave nga shitja e një sasie prej 400 kg hashash që vinte nga

http://www.civitas.al

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top