Emigrant ne Shqipëri, për ti shpëtuar krizës ekonomike qe ka pllakosur
Greqinë. Kjo është zgjidhja për mbijetese qe kane gjetur se fundmi mjaft shtetas greke. Ndonëse i kishim pare këto 20 vite ne rolin e sipërmarrësit, tashme ata mund ti gjesh edhe si punëtorë te thjeshte ndërtimi.
Manolis Vergieraqis, 39 vjeç, qe prej tete muajsh është zhvendosur nga Kreta për te punuar ne ndërtim ne rajonin juglindor.
39-vjeçari jeton i vetëm, ne një shtëpi me qira ne Korçe, pasi gruan dhe dy vajzat i ka lënë ne Kretë. Ai tregon se kriza po thellohet gjithnjë e me shume ne Greqi, madje edhe miq te tij po shohin mundësinë për te emigruar ne Shqipëri. Manolis thotë se ka ardhur disa here ne Korçe, deri sa vendosur se me çfarë do te merrej. Dhe ne fakt ia ka dale te beje zgjedhjen e duhur, vinçi me te cilin ai punon dhe qe e ka sjelle nga Greqia, është nder te paktet ne Korçe dhe për rrjedhoje është shume i kërkuar nga firmat e ndërtimit, duke fituar ne një dite pune afro 15 mije leke.
{youtube}qpE1C8hFUHo{/youtube}
Burimi VizionPlusAlbania
