ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Grekët shikojnë Shqipërinë si një mundësi për punësim

Numri i shtetasve grekë të

Numri i shtetasve grekë të punësuar në Shqipëri shtohet.Në kompanitë më të njohura greke në vend vërehet shtim i numrit të shtetasve grekë të punësuar. Në kryeqytet, në mënyrë të veçantë, aty ku numërohen qindra biznese greke, nga janari në qershor ka rritje të punonjësve grekë, të cilët janë punësuar në vendin tonë e marrin rrogë mujore në kompanitë e vendosura prej vitesh në Tiranë. Shtetasit shqiptarë, madje ndihen të “kërcënuar” se po zëvendësohen me shtetas grekë. Në disa prej kompanive më të njohura, të cilat merren me marketing dhe konsulencë për marrëdhëniet me publikun apo promocion, një pjesë e shtetasve grekë të punësuar qëndrojnë në vend nga e hëna në të premte, për t’u larguar më pas për fundjavë në atdheun e tyre.

Kriza në Greqi dhe numri i madh i të papunëve po krijon terren të përshtatshëm në Shqipëri, si vend për t’u punësuar. Kjo të paktën në ato kompani ku shtetasit grekë në role drejtuese mund t’i ofrojnë një pagesë të mirë patriotëve të tyre. Përveç gjuhës angleze, tani, shtetasit grekë të punësuar në Shqipëri, do t’u duhet të mësojnë edhe gjuhën shqipe, për të komunikuar për çështje pune si me të huajt, edhe me vendasit. Për mësimin e gjuhës shqipe, përveç kurseve, universitetet e vendit ofrojnë edhe orë të veçanta dëgjimore për të gjithë të huajt e interesuar për perfeksionimin e gjuhës shqipe.

 

 

www.albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top