ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Grekët preferojnë shqiptarizimin e Cipras sesa Greqinë e Venizelos

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 Majit mesa duket ja dhanë pëgjigjen zotit Venizelo.

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 Majit mesa duket ja dhanë pëgjigjen zotit Venizelo.

Kujtojmë se ai pyeste dhe kërcënonte se nëse grekët votojnë partinë e Siriza të Aleksi Cipras , Greqia do kthehet në Shqipëri, pra do shqiptarizohet.

 

Por me sa duket grekët preferojnë të jenë si Shqipëria, sesa si Greqia që ndërtoj dy vitet e fundit zoti Venizelo. Ai ishte ministri i financave , firma e të cilit ka krijuar 1000000 të papunë dhe ka mbyllur mbi 20000 firma në Greqi gjatë dy viteve të fundit. Greqia që krijoj kohët e fundit zoti Venizelo, nuk mundet  të krahasohet me asnjë shtet europian. 2000 veta vranë veten vetëm për shkak të masave që zoti Venizelo vendosi të merrte.

Po pra zoti Venizelo, me sa duket grekët preferojnë Shqipërinë , sesa Greqinë që ju premtoni ju. Shqipëria është në tranzicion, por është nga shtetet e vetme në Europë që është në zhvillim ekonomik. Atë që Shqipëria e bëri e vetme këto 10 viteve të fundit, Greqia ju desh 30 vjet ta bënte duke marrë miliarda euro si ndihmë ga Bashkimi Europian. Ju e morrët Greqinë në një nga shtetet më të pasura në botë dhe po e çoni në shëmbullin e keq të bot. Shumë politikan në Europë , kërcënojnë votuesit e tyre se mos vallë doni të bëhemi si Greqia.

Politikanët shqiptarë bënë që emrin e Shqipërisë ta merrni vetëm ju nëpër këmbë, kurse ju bëtë që emrin e Greqisë ta marr nëpër këmbë gjithë Europa.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top