Shqip

Grekët e Amerikës thirrje shoviniste ndaj Shqipërisë, nderojnë ekstremistin Kacifas si hero

Grekët e Amerikës thirrje shoviniste ndaj Shqipërisë, nderojnë ekstremistin Kacifas si hero

 

Qindra grekë kanë mbushur rrugët e Bostonit dhe të Filadelfias pasditen e djeshme për të festuar  Pavarsisë e Greqisë që filloi në mars të 1821. Ata kanë bërë disa parada ku veshur mbanin kostumet greke dhe flamunj me simbole të këtij shteti.

Por ajo që ra në sy në këtë paradë ishte se disa prej të pranishmëve mbanin në duar një famur ku në të ishte fotoja e terroristit, Konstandin Kacifas që u vra në Bularat të Gjirokastrës nga forcat shqiptare RENEA.

Grekët e Bostonit e kanë cilësuar si një hero terroristin Kacifas, dhe në videon e publikuar dëgjohen thirrje shoviniste kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sloganet e paraqitura në paradën e festimeve greke shihen edhe shkrime që cënojnë territorin e Shqipërisë dhe idenë greke për Vorio Epirin. Shembull është edhe ky mbishkrim ku lexon “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio Epiri është ende duke vuajtur.”

Dyshohet se personat që mbanin në dorë flamurin ku Konstandin Kacifas shfaqej si hero i përkasin partisë së Agimit të Artë në Greqi. Kjo parti njihet për thirrjet dhe ideologjitë e tyre fashiste e shoviniste.

Burimi: https://shqiptarja.com/lajm/la-shqiperine-per-ameriken-bjordi-i-big-brother-zbulon-cpune-ben-tani

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close