Çdo ditë e më shumë shtohen reportazhet e mediave greke mbi emigrantët grek që shkojnë për të punuar në Shqipëri.
Në Greqi aktualisht ndodhen mbi 300.000 emigrantë shqiptarë të cilët kanë krijuar jetën e tyre në shtetin helen, dhe të cilët janë integruar totalisht.
“Emigranti shqiptarë në Greqi” është diçka tashmë shumë e zakonshme. Deri përpara fillimit të krizës ekonomike greke, rrjedhja e emigrantëve ishte nga lartë poshtë (nga Shqipëria në Greqi). Kurse tashmë me krizën ekonomike greke kanë filluar të ndryshojnë gjërat dhe në Shqipëri po shtohen numri i emigrantëve grek.
Sipas vetë grekëve që punojnë në Shqipëri, rrogat e tyre janë më të larta se të shqiptarëve për arsye se ato konsiderohen më specialitsa në fushën e tyre. Sidomos në sektorë të turizmit dhe të guzhinës ku guzhinjerët grek paguehen shumë herë më lart sesa kolegët e tyre shqiptarë Biles në këtë fushë edhe shqiptarë të jesh por të kesh punuar vite në Greqi, paguhesh më shumë sesa një shqiptarë guzhinjer që ka punuar në vetëm në Shqipëri.
Pra pak ditësh televizioni grek Alfa bëri një reportazhi pikërisht me temën Grekët që shkojnë në Shqipëri për një të ardhme më të mirë.
Shikoni videon këtu VIDEO
ALBANIANS.GR
LEXONI AKOMA
Έλληνες πάνε μετανάστες στην Αλβανία για να επιβιώσουν!
VIDEO
