ΕΙΔΗΣΕΙΣ

GRECO: Shqipërisë i duhet një strukturë e pavarur për të luftuar korrupsionin

GRECO, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit, është një trupë që funksionon pranë Këshillit të Europës.

GRECO, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit, është një trupë që funksionon pranë Këshillit të Europës.

Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha u krenua me vlerësimet e dhëna nga kjo organizatë për Shqipërinë.

Por Sekretari Organizativ i GRECO, Wolfgang Rau, jep një panoramë ndryshe në një intervistë për Deutsche Welle.

Ai thotë se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në luftën kundër rasteve korruptive, lidhur me zyrtarët e lartë dhe punonjësit e sektorit publik.

Rau ka një sugjerim. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një strukturë të pavarur për të luftuar me sukses korrupsionin.

“GRECO në raportin e tij, të publikuar së fundi, ka deklaruar se përvoja lidhur me parashikimet e Kodit Penal për korrupsionin ka qenë e limituar, si lidhur me zyrtarët e lartë ashtu edhe në përgjithësi me punonjësit e sektorit publik.

Përvoja tregon se duhen përmbushur disa kushte për të luftuar me efikasitet korrupsionin, duke filluar nga një vullnet i fortë politik në nivelin më të lartë politik që përkthehet në masa praktike për të siguruar që policia, akuza, dhe gjykatat kanë në dispozicion mjetet e duhura për të kryer punën e tyre, përfshirë edhe një numër të mjaftueshëm stafi të specializuar. Për më tepër, në shumë vende ngritja e një strukture të fuqishme, të pavarur anti- korrupsion ka provuar të jetë një aset në luftën kundër korrupsionit,” tha Rau.

“Në fund të tetorit, GRECO do të organizojë një vizitë vlerësuese për Shqipërinë në kuadër të raportit të radhës që ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit për anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët. GRECO planifikon të adaptojë një raport vlerësim në fillim të vitit 2014 dhe pritet që Shqipëria, të plotësojë brenda 18 muajve rekomandimet që do të përmbajë ky raport.

Natyrisht, në këtë fazë, nuk mund të flas për gjetjet e ekipit vlerësues dhe rekomandimet që do të ketë në raportin e GRECO-s, por është e qartë që fushat që do të mbulojë ai janë kyç për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Përgjithësisht, lipset angazhim i qartë politik dhe veprimi i vendosur, duke përfshirë si masat parandaluese ashtu edhe ndjekjen penale efektive, gjykimin e veprave penale të korrupsionit për ta luftuar atë me sukses”./ep

http://www.gazetatema.net

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top