ΕΙΔΗΣΕΙΣ

“Gjuha jonë sa e mirë…”, kurset e shqipes në Greqi

Është bërë tashmë traditë, që dy-tre javë pas fillimit të shkollave në Greqi, të rifillojnë ciklin e tyre edhe kurset e shkollave të gjuhës shqipe, për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.

Aq më tepër në Selanik, qytetin ku ka filluar për herë të parë mësimdhënia e gjuhës shqipe në shtetin grek, në vitin 2001. Përveç disa ambienteve të universitetit “Aristotelis” të Selanikut, ku prej vitit 2004, nën kujdesin e shoqatës “Nënë Tereza” funksionojnë edhe disa klasa me të paktën 120 nxënës, kurse të tjerë do të rifillojnë pas disa javësh, në disa lagje periferike të qytetit, por pa dyshim edhe në kryeqytetin grek, Athinë.

Rol të rëndësishëm në nxitjen e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Greqi, luajnë vet prindërit e tyre, që me durim dhe në kohën e paktë të lirë mundohen t’u japin pikën më të fortë të lidhjes me origjinën, atdheun, traditat e gjuhës amtare.

Natyrisht, në gjithë këto vite, kjo përpjekje do të ishte e pakuptimtë pa vullnetin, dëshirën e mirë dhe punën e palodhur e të pashpërblyer të mësuesve të gjuhës shqipe, si dhe mbështetjen e shoqatave shqiptare që janë gjithnjë në krah të tyre. Ashtu siç pohojnë këta mësues, gjuha është identiteti i kombi. Mësimi i saj për fëmijët e emigrantëve shqiptarë është një detyrë, një përgjegjësi, një obligim.

Përveç bazës materiale, që kanë nevojë çdo vit këto kurse, vlerësohet nga të gjithë se ka ardhur koha e negociimit me Ministrinë greke të Arsimit për mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollat greke, duke u futur si lëndë shtesë për ata fëmijë që dëshirojnë.

Një program-pilot i tillë, i miratuar në parim nga dy Ministritë përkatëse të të dy shteteve, thuajse duhet të fillonte në disa shkolla të Greqisë, por ende nuk dihet përse kjo iniciativë nuk po merr formën përfundimtare. / Top Channel

“Gjuha jonë sa e mirë…”, kurset e shqipes në Greqi

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top