Shqip

Gjirokastër Ndalohen 70 klandestinë nga Siria

Vijon vërshimi i klandestinëve nga Lindja e Mesme në Shqipëri. Mbrëmjen e së hënës janë kapur 70 sirianë nga policia e Gjirokastrës, të cilët po hynin ilegalisht në Shqipëri nga Greqia.

Sirianët u kapën në fshatin Glinë pasi kishin kaluar nga Greqia dhe po ashtu transit, do të kalonin edhe nga Shqipëria për të shkuar në njërin prej vendeve të BE-së. Mes klandestinëve kishte shumë gra dhe fëmijë.

Menjëherë pas ndalimit të tyre, policia nisi punën për kthimin në atdhe. Së fundi ka patur një shtim të rasteve të klandestinëve që vijnë nga Siria, e cila aktualisht është në luftë. Por ndërsa klandestinët i shpëtojnë luftës, ata sjellin në Evropë një rrezik të madh që lidhet me ekstremistët dhe virusin Ebola.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top