ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Gjirokastër, ndalohen 35 klandestinë

Tridhjetë e pesë klandestinë janë bllokuar në një operacion të zhvilluar nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë e Policisë të qarkut Gjirokastër.

Operacioni kundër klandestinëve sirianë është ndërmarrë në aksin Gjirokastë-Tepelenë. Kandestinët kanë dalë nga Lazarati në një kamion të mbyllur, ndërsa ishin drejtuar për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi.

Pas një hetimi të kryer nga drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e 3 organizatorëve të këtij trafiku, të cilët ishin nga Lazarati dhe Tepelena.

Policia ka marrë në pyetje tre organizatorët, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një grup të strukturuar criminal të trafikutklandestin.

Ndërkaq, dyshohet se ka implikim të disa efektivëve të policisë lokale, pasi kamioni kaloi pa probleme postbllokun e “Ujit të ftohtë”.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top