Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme 10 klandestinë nga Siria pranë shtratit të lumit Drino, në vendin e quajtur Subash, njofton “Shqiptarja”.
Operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e klandestinëve të paligjshëm, që ishin duke lëvizur në këmbë përgjatë lumit Drino. Sipas policisë, mësohet se destinacioni i tyre ishte Mali i Zi.
Policia e Gjirokastrës po punon për të kryer veprimet proceduriale për deportimin e tyre. Kapja e emigrantëve të paligjshëm është bërë në kuadër të operacioneve kundër klandestinëve.
BURIMI www.shekulli.com.al
