Shqip

Gjermeni:Shqiptarët s’njohin Shqipërinë turistike

Shqipëria zotëron petenciale të shumta turistike për lëvrimin e të gjitha llojeve të turizmit, por nga shqiptarët pak njihen.

Një fakt i tillë konfirmohet nga vetë Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, sipas të cilës të huajt që jetojnë në vendin tonë kanë shumë më informacion në këtë drejtim.

“Shqipëria peizazhin e ka të mrekullueshëm. Ka thyerje relieve që krijon mundësi potenciale shumë të mira për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit.Ne vetë pak e njohim Shqipërinë, pak informacion kemi, pak e promovojmë turizmin brenda vendit dhe pak kemi bërë për ta promovuar Shqipërinë në botë”.

E ftuar në emisionin“Jamais Vu” të gazetarit, Mustafa Nano, Ministrja rrëfeu sfidat me të cilat përballet turizmi.

Pjesa e komenteve negative që turistët kanë dhënë për Shqipërinë ka qenë cilësia e shërbimit dhe papastërtitë. Për këtë ne filluam punën, për një Shqipëri të pastër. Ky proçes duhet të bëhet nga të gjithë ne”.

E nëse një mik i huaj do ta telefonte nga jashtë për një qëndrim dyditor në Shqipëri, Gjermeni do ti rekomandonte këtë guidë turistike.

“Varet nga interesi. Ishte Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit para dy muajsh dhe e kemi çuar në Apolloni dhe Ardenicë meqenëse ai katër vite më parë kishte qenë në Berat dhe Krujë. Sigurisht Durrësi është një destinacion tjetër, Korça, Pogradeci, Valbona, Shkodra”.

Një tjetër problem që është nën kompetencën e Ministrisë që ajo drejton është dhe strehimi. Gjermeni thekson se kjo është një problematikë e hershme, ende pa zgjidhje, por që pritet të marrë rrugë me reformën territoriale.

 

Për më shumë: http://www.oranews.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top