ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Gjermana ashpërson rregullat për azilkërkuesit nga Ballkani

Gjermania po ashpërson rregullat për azilkërkuesit nga tri vende ballkanike, derisa të përmirësohet siguria në rajon. Qeveria e ka miratuar propozim – legjislacionin që autoriteteve u mundëson depërtim më të lehtë të azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina.

“Kjo vlen për rastet në të cilat nuk ekziston kërcënimi i keqtrajtimit politik”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Steffan Seibert, duke theksuar se individët ende mund të bëjnë kërkesa, nëse ata i arsyetojnë shqetësimet e kthimit në shtëpi.

Në vitin 2013, serbët ishin grupi më i madh i azilkërkuesve me afro 18 mijë kërkesa, që ishte një rritje prej më tepër se 40%, në krahasim me vitin paraprak, ka njoftuar qeveria. Pjesa më e madhe e kërkesave përfundimisht ishin refuzuar për arsye se keqtrajtimi, tortura, dhuna e rastit dhe trajtimi jonjerëzor, nuk ishin të zakonshme në Serbi.

Sipas propozimi – legjislacionit, ky fakt vlen edhe për Maqedoninë dhe Bosnjë Hercegovinën, raporton AFP nga Berlini. Qeveria gjermane po debaton edhe për mundësinë e zgjerimit të listës, që do t’i përfshinte edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.

burimi www.ballkanweb.com

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/gjermani-ashpersohen-rregullat-per-azilkerkuesit-nga-ballkani-186284.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top