Një shqiptar është gjendur i pajetë në kufi me shtetin grek. Bëhet fjalë për Gentjan Hasanaj, i cili kishte tentuar të kalonte kufirin së bashku me tre shokë të tjerë.
Plani i tyre për të kaluar kufirin nuk u realizua, pasi shokët u kapën nga policia, e Hasanaj ka mundur të largohet. Policia, prej dy ditësh ishte vënë në kërkim të tij, por sot ai u gjet i pajetë. Sipas dëshmive të familjarëve, mësohet se viktima vuante nga diabeti.
Mësohet se trupi i 31-vjeçari është gjetur në Asproklis të Igumenicës, vetëm pak metra larg kufirit me Qafë Botën. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi www.ballkanweb.com
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gjendet-i-pajete-31-vjecari-ne-kufi-me-greqine-192834.html
