ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Gëzuar mësuesëve të gjuhës shqipe në Greqi

7 marsi është i njohur në Shqipëri

7 marsi është i njohur në Shqipëri si festa e mësuesit.  Këtë ditë festohet dita e krijimit të Mësonjtores të parë të gjuhës shqipe në 7 mars 1887 në Korçë. Ishte fillimi i një rruge të gjatë të rilindasëve për mos të humbur gjuhën amtare, gjuhën shqipe.

Si çdo 7 mars urimet për mësuesët dhe mësueset tona janë të shumta si nga nxënësit ashtu dhe nga njerëzit e thjeshtë apo dhe nga baballarët e kombit që përfitojnë nga rasti për të akuzuar dhe një herë njëri tjetrin për politikën e arsimit dhe të premtojnë ndryshime dhe përmirsime…

Puna e mësuesit është një profesion fisnik. Është mësuesi që i jep bazat e arsimimit një fëmije, dhe siç mund të kuptohet shumë lehtë arsimi është një nga gjërat kryesore për zhvillimin e një shoqërie, për zhvillimin e një kombi.

Por ekziston dhe një kategori mësuesish dhe mësuesesh të cilët  sot duhen kujtuar dhe falenderuar. Përveç punës të mësuesit që është fistike nga vetë natyra e saj, ato bëjnë dhe një punë të madhe patriotike. Këto janë mësuesit e shkollave të gjuhësh shqipe në Greqi.

Janë më dhjetra  shkolla ku fëmijët e emigrantëve mund të mësojnë gjuhën shqipe. Në fakt nuk kemi të bëjmë me shkolla por me kurse që zhvillohen  çdo fundjavë ose në komplekset shkollore greke ose nëpër zyra shoqatash. Shkolla të tilla ka në Athinë , në disa zona të Atikis si Maarkopulo, Virona, Salamina, në Volos, në Selanik, në Mitilini etj Ekzistojnë mbi 18 shkolla të tilla

Mësimi i gjuhës shqipe bëhet falas për fëmijët e emigrantëve dhe mësuesit japin vullnetarisht mësim. Me urtësi , dashuri për fëmijët dhe të shtyrë vetëm nga ndjenja patriotike mësuesit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Në foto është një nga qindra mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi, mësuesja Valentina Jovani në shkollën shqipe të Vironas Athinë ku numëron 60 fëmijë.

Mësuesit dhe mësueset e gjuhës shqipe në Greqi meritojnë mirënjohjen tonë  më të madhe. Ato po bëjnë një detyrë të madhe jo vetëm patriotike siç është mësimi i gjuhësh shqipe,  por po kryejnë një detyrë që duhet ta kishte bërë vetë prindërit apo shteti shqiptar duhet të kishte marrë masa.

Puna e mësuesëve të gjuhës shqipe në Greqi  mund të krahasohet shumë lehtë me punën e mësuesëve të parë të gjuhës tonë të cilët të vetmin qëllim që kishin ishte të përhapnin gjuhën shqipe

Ne  si albanians.gr urojmë të gjithë mësuesit dhe mësueseve të shkollave shqiptare në Greqi , Gëzuar 7 marsin ditën e mësuesëve. Gjithëmonë do keni mbështetjen e komunitetit shqiptarë në Greqi. Do keni mirnjohjen e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

 

albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top