Shqip

Gazetari grek: A do të realizohet ‘takimi i shekullit’ Rama-Vuçiç në Serbi?

 

Gjithkush priste që pas udhëtimit të planifikuar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd (i cili ishte planifikuar për në 22 tetor), dhe takimit të tij me homologun Aleksandër Vuçiç, të dy vendet do të linin pas rivalitetin e tyre të gjatë dhe do të kthenin faqe në marrëdhëniet midis tyre.

Madje kishte edhe shumë optimistë, të cilët e cilësuan atë si “takimin e shekullit” për Ballkanin Perëndimor të rrënuar nga konfliktet, pasi vizita e fundit midis udhëheqësve të dy vendeve, është bërë në vitin 1948, kur ndodhi edhe prishja midis Titos dhe Hoxhës.

Por incidentet që ndodhën në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri, minuan përpjekjet e të dy palëve – por edhe të palëve të treat – që Tirana dhe Beogradi ti jepnin duart njëri – tjetrit. Dhe në mënyrë që gjithçka “të mos hidhej në erë”, veçanërisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë, pas presionit të fortë evropianëve dhe amerikanëve, udhëtimi i Z.Rama u shty për në 10 nëntor.

Por duke gjykuar nga retorika e dy kryeministrave, në intervistat e tyre respektive për “Kathimerini”, shenjat nuk janë të mira.

Të dy krerët, me interpretimin që u bëjnë ngjarjeve në stadium, dhe në përgjithësi me qëndrimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis vendeve të tyre dhe stabilitetin rajonal, duket se e kanë minuar këtë takim pa ndodhur akoma.

Për “shpërthim të racizmit kombëtar” nga pala sebe, flet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe fajëson botën e medias, të cilat pasqyruan në mënyrë “të verbër”, “stuhinë nacionaliste” të serbëve. Ai argumenton se: ” në këtë dramë absurde, ne shqiptarët ishim evropianët e rinjë dhe miqtë tanë serbë, ishin ballkanasit e vjetër”. Kurse sa i përket Shqipërisë së Madhe, i rekomandon të gjithë ata që kanë “këtë makth” që të “qetësohen”.

Në të kundërt, Z. Vuçiç, e quan “një provokim brutal politik”, të shqiptarëve dhe e konsideron flamurin e Shqipërisë së Madhe “simbol të së keqes.”

Vuçiç i quan “krijim fashist të Luftës së Dytë Botërore”, dhe “një makth për çdo njeri të arsyeshëm”, planet për Shqipërinë e Madhe, dhe habitet me zotin Rama që “nuk dënoi qoftë edhe me një fjalë të vetme, provokimin me flamur në stadium”.

Pra në këtë frymë dhe me tone të larta patriotike, të gjithë pyesin veten se kush do të jenë pikat e konvergjencës të të dyja palëve, për të gjetur një mënyrë bashkëpunimi në takimin e shumëpritur – nëse ky i fundit do të realizohet me të vërtetë.

Shkrimi u publikua ne gazeten Kathimerini, shkruar nga gazetari grek Stavros Cimas –

Burimi: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=249947#sthash.uUpg7cZB.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top