ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Gazeta Kathimerini: Tani janë grekët që kërkojnë punë në Shqipëri

“Turistë”, kështu cilësoheshin emigrantët shqiptarënë mënyrë të padrejtë dhe të frymëzuar nga një lojë politike në vitet 1990 në Greqi.

Por tashmë panorama është përmbysur për grekët. Emigrantët shqiptarë që po kthehen në atdheun e tyre për shkak të krizës greke dhe papunësisë, po tërheqin me vete edhe shumë grekë, të cilët janë të dëshpëruar për një vend pune.
“Unë udhëtoj rregullisht në Shqipëri për të gjetur një punë në fushën e ndërtimit”, tha një punëtor grek nga Thesprotia për gazetën “Kathimerini”.
“Sa herë që shkoj në Shqipëri takoj grekë të tjerë, të cilët janë të dëshpëruar për një vend pune”, shtoi ai, duke mos preferuar që të identifikohej.
Pjesa më e madhe e atyre që vizitojnë Shqipërinë në kërkim të një pune, ndihmohen nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë vendosur të kthehen në atdhe për shkak të krizës.
“Rrogat në Shqipëri janë vërtet të ulëta. Punëtorët e ndërtimit marrin rreth 7 euro në ditë, ndërkohë qën zejtarët, me Shumë fat mund të fitojnë nga 15 deri në 20 euro në ditë”, tha punëtori grek.
Dihet që kostoja e jetesës në Shqipëri është më e ulët krahasuar me Greqinë. “Duhet të kuptojmë se grekët që shkojnë në Shqipëri për punë janë vërtet të dëshpëruar dhe të pashpresë”, shtoi punëtori.
Disa kompani greke dhe shqiptare po kërkojnë gjithnjë e më shumë një staf të specializuar nga Greqia, duke shtuar këtu inxhinierë, të cilët do të mund të punojë për një sërë projektesh në Shqipëri. Është një punë e vështirë që paguhet pak.
“Punët që ofrohen në Shqipëri janë 10 orë në ditë, me vetëm katër ditë pushim në muaj”, tha një punëtor tjetër me origjinë nga Janina, i cili ka vizituar Shqipërinë shumë herë për të gjetur një punë.
Ai tha për gazetën se punëtorët grekë që punojnë në Shqipëri kthehen shpesh në Greqi për të vizituar familjet e tyre. “Nuk është perfekte, por është më mirë se asgjë, duke marrë parasysh edhe situatën në të cilën ndodhet Greqia”, shton ai.
Eksodi i grekëve në Shqipëri nuk është i madh. Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe numrit të limituar të ofertës për punë. Por gjithsesi, kjo është hera e parë që grekët shkojnë në Shqipëri për të punuar për kompani jogreke.
Ky trend njohu rritje gjatë stinës së verës, ku shumë grekë tentojnë të gjejnë punë në Shqipëri, sidomos në fushën e turizmin, ku pagat janë mjaft të larta, 30-40 euro në ditë.
Gjithsesi, nuk ka të dhëna që të tregojnë se ky trend ka premisa për të qenë afatgjatë. Kjo konfirmohet edhe nga zyrtarë të departamentit të migracionit në Shqipëri.
Zyrtarët thonë se pjesa më e madhe e punëtorëve të huaj që vijnë në Shqipëri janë nga Turqia, Greqia dhe Maqedonia. Numri i aplikantëve për viza punësimi është relativisht i vogël. Në vitin 2012 ishin 2500 të huaj që kërkuan të punësoheshin në Shqipëri.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top