Greqi. Qeveria greke po përgatitet të marri disa masa ligjore me qëllim izolimin e partisë nacionaliste Greke Agimi i Artë. Sipas gazetës greke “Ethnos”, mbase dhe mbrënda javës qeveria greke do dorëzoi në parlament 3 projektligje për miratim.
Një nga këto projektligje është dhe ligji i ri i emigracionit ose siç quhet ndrysh KODI I EMIGRACIONIT DHE INTEGRIMIT SOCIAL. Sipas burimeve qeveritare miratimi i Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social do të ketë dhe si qëllim mbrojtjen e emigrantëve të ligjëshëm në Greqi.
Siç deklaruan burime qeveritare tek portali Albanians.gr , ligji është gati, dhe mbase brënda javës do paraqitet në publik si dhe do shkoi direkt për miratim në Parlament. Kujtojmë këtu se Kodi i Ri i emigracionit ishte gati për tu paraqitur që në Shtator por për shkak të disa problemeve teknike nuk u publikua dhe konferenca e shtypit që pritej të jepej nga Ministri i Brendëshëm z.Mihaelakis dhe zëvëndësministri z.Grigorakos u anullua.
PËR TË LEXUAR DISA NGA NDRYSHIMET E LIGJIT KLIKONI NË LINKUN MË POSHTË
Ekskluzive Paraqitet nesër Ligji i ri për Emigrantët. Disa nga ndryshimet.
Për albanians.gr
Gaston Sanxhaku
LEXONI AKOMA
Llotaria Amerikane 2013
Αλλάζει ο νόμος για τις άδειες διαμονής των αλλοδαπών
Ja ndryshimet në ligjin e ri për Lejet e Qëndrimit
