Ministri i Brendëshëm i Shqipërisë , Flamur Noka ka deklaruar se ” po ecim drejt një marveshjeje të përbashkët me qeverinë greke për të shkruar vetëm në anglisht toponimet në pasaportat e të lindurve në Greqi dhe për këtë është bërë dhe gati drafti” siç raporton agjencia e lajmeve shqiptarja.com.
Sipas ministrit janë rreth 500 qytetarë që kanë problem dhe VETËM ATO PASHAPORTA DO TË NDRYSHOJNË. Pas marveshjes me qeverinë greke do mjaftoj vetëm urdhëri i ministrit që ajo të sanksionohet.
Me sa duket qeveria shqiptare po jep një zgjidhje të pjesme të problemit. Sigurisht që nuk janë vetëm 500 fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi. Ato janë më shumë, dhe siç raportohet nga autoritetet doganore numri i familjeve të ndaluara në pikat kufitare greke janë mbi 1000.
Problemi kërkon zgjidhje më të thellë, dhe jo zgjidhje të përkohëshme. Cilat pashaporta do ndryshojnë, me cilat kritere do përzgjidhen?
Për albanians.gr
Gaston Sanxhaku
