ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Gati dhe projektligji për nënshtetësinë Greke Së shpejti në Parlament

Sot u miratua në Komisionin Parlamentar projektligji për Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social. Por përveç Kodit të Emigracionit u diskutua edhe për Kodin e Nënshtetësisë.  LEXONI MË SHUMË KËTU Miratohet në Komisionin Parlamentar Kodi i Emigracionit

Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë zëvëndësministri i brendëshëm Leonidhas Grigorakos deklaroi në Komision se projektligji për Kodin e  Nënshtetësisë Greke është gati dhe shumë shpejt do vij për miratim në Parlamentin Grek.

Zv/ministi deklaroi se  Kodi i Nënshtetësisë do japi zgjidhje për shumë emigrant dhe sidomos për fëmijët e gjeneratës të dytë. Janë mbi 100000 kërkesat  për nënshtetësi nga emigrant të moshës deri në 19 vjeç.

“Ky numër është me të vërtetë shume i madh. Kuptojmë shumë mirë problemet që ekzistojnë, por besojmë se kjo çështje do të zgjidhet dhe do bëhet një diskutim i gjërë për Kodin e Nënshtetësisë, të cilin do e dorëzojmë në parlament për disa ditë. Kodi i Nënshtetësisë nuk përbën përpjekje për të mbuluar Kodin e Emigracionit. Jemi gati dhe duhet të bëhet e qartë se fëmijët që jetojnë dhe janë rritur në Greqi nuk mund ti bëhet shantaz me çështjen e nënshtetësisë, por përmes proçedurave ligjore dhe kur ata do të duan do duhet ta marrin nënshtetësinë  ” deklaroi zv/ministri Grogorakos në përgjigje të këmguljes të Siriza që çështja e nënshtetësisë duhet të zgjidhet në mënyre urgjente.

Kujtojmë këtu se Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social, parashikon për fëmijët e lindur në Greqi Lejen e Qëndrimit të Gjeneratës të Dytë me të cilën do të paisen të gjithë fëmijët e emigrantëve deri në moshën 18 vjeçare, dhe mbas mbushjes të kësaj moshe ata do të vendosin vetë nëse dëshirojnë apo jo të marrin nënshtetësinë greke Lexoni më shumë për këtë temë këtu Leje qëndrimi e gjeneratës të dytë. Çfar parashikon Ligji i ri për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

Miratohet në Komisionin Parlamentar Kodi i Emigracionit

Leje qëndrimi e gjeneratës të dytë. Çfar parashikon Ligji i ri për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top