ΕΙΔΗΣΕΙΣ

FMN miraton kredinë 330 mln euro për Shqipërinë

Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi mbrëmjen e djeshme kredinë prej 330 milion eurosh për Shqipërinë, duke vënë në zbatim marrëveshjen tre vjeçare të bashkëpunimit me vendin tonë. Sipas qeverise shqiptare ky miratim i marrëveshjes është prova e parë e besimit nga partneret ndërkombëtarë për modelin e ri ekonomik qe kjo Qeveri solli.

FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar e miratoi të premten një hua për Shqipërinë me një vlerë prej 330 milionë eurosh, (457 milionë dollarë) për të mbështetur reformat e qeverisë. Një shumë prej 26 milionë eurosh do të lëvrohet menjëherë.

David Lipton, kryetari në detyrë i Bordit Ekzekutiv të FMN-së, tha se parashikimi ekonomik për Shqipërinë për vitin 2014 pritet të përmirësohet si rezultat i pakësimit të planfikuar të rreziqeve fiskale, shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe fillimit të reformave strukturore. Megjithatë, sipas zyrtarit të FMN-së, rreziqet janë të larta dhe nevojat për rifinancimin e borxhit të mëdha.

Kjo marrëveshje, tha zoti Lipton, do ta ndihmojë Shqipërinë të plotësojë detyrimet e saj të jashtme financiare, duke ofruar nga ana tjetër, mbështetjen e nevojshme për të forcuar politikat e brendshme fiskale. Sipas zyrtarit të lartë të FMN-së, ristrukturimi finannciar duhet të synojë uljen e borxhit publik nën 60 për qind të PPB. Sipas FMN-së, arritja e këtij objektivi kërkon marrjen e masave të forta në politikën e taksave dhe atë të shpenzimeve.

Ministria e Financave
Burimet nga Ministria e Financave bënë me dije se, pas këtij vendimi pritet të disbursohen 100 milionë euro për vitin e parë, të cilat do të shkojnë kryesisht për shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, me miratimin në Uashington të marrëveshjes, kësti i parë prej 100 milionë eurosh ndaj biznesit mund të nisë të ndahet në mars.

Ministria e Financave ka programuar fillimisht të kryejë shlyerjen ndaj punëve publike të papaguara ndaj bizneseve.

Ahmetaj
Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë e Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka përshëndetur të shtunën marrëveshjen me FMN duke e vlerësuar tepër të rëndësishme pasi kjo dëshmon se qeveria po bën realitet premtimet e saj. “Do punojmë për të tërhequr investitorët e huaj dhe puna për rimëkëmbjen e ekonomisë sapo ka nisur. Do përmirësojmë klimën e biznesit, tha Ahmetaj. Më tej, ministri falënderoi sipërmarrësit për reformat.
“I falënderoj për besimin tek reformat e qeverisë. Rilindja e ekonomisë sapo ka nisur. Qeveria po bën gjithçka për rimëkëmbjen e ekonomisë”.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top