Shqip

Fluks emigrantësh në Kakavijë Pala greke punon me pak sportele 

Ndryshe nga ana shqiptare ku me gjithë fluksin në hyrje e dalje nuk janë shënuar probleme, në palën greke janë shënuar vonesa gjatë përpunimit të dokumentacionit si për autobusët edhe për veturat.

Puna me sportele të reduktuara në palën greke të Kakavies ka sjellë radhë pritje përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Dy sportele në hyrje për në shtetin grek për përpunimin e autobusëve dhe një për mjetet e vogla dhe një në dalje, ka bërë që emigrantët, por edhe banorët e tjerë që shkojnë për të festuar në shtetin fqinj të qëndrojnë për disa orë në pritje për të kaluar në tokën shqiptare.

Gjatë 24 orëve të fundit hyrje-daljet në këtë stacion kufitar kanë qenë rreth 8000 persona, ndërsa në tre ditët e fundit, më shumë se 20 mijë.

BURIMI: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/fluks-emigrant-sh-n–kakavij—grek-t-punojn–me-pak-sportele-262113.html#sthash.Fdzhy4zy.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top