Shqip

Fleckenstein sot në Tiranë

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili ishte një nga dy negociatorët e Parlamentit Europian që mundësoi zgjidhjen e ngërçit politik në vendin tonë në ditët e fundit të vitit të kaluar, do të mbërrijë sot në Tiranë, për një vizitë treditore nga data 7 deri më 9 janar.

Gjatë vizitës së tij, europarlamentari Fleckenstein do të informohet për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë. Gjatë vizitës së tij, Fleckenstein do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët e shtetit, me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryetarin Partisë Demokratike dhe të opozitës Lulzim Basha, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Sa i përket axhendës së tij, Fleckenstein do të hartojë draft-rezolutën për Shqipërinë në fund të janarit, e cila do të diskutohet më pas nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, i cili do të vendosë më pas për hapjen e rrugës së negociatave me vendin tonë për anëtarësimin në BE. Dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, rezoluta do të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në prill të këtij viti.

Knut Fleckenstein, së bashku me kolegun e tij në PE, Eduard Kukan, zhvilluan një sërë takimesh me krerët e partive politike shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar, ku bënë të mundur arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët mes shumicës dhe opozitës në Tiranë, të cilat ranë dakord të kenë një marrëveshje në formën e rezolutës parlamentare që u miratua në seancën e fundit plenare të vitit që sapo lamë pas, dhe që shënoi rikthimin e opozitës pas thuajse gjashtë muajsh bojkot të aktiviteteve parlamentare.

Përtej takimeve të organizuara nën kujdesin e delegacionit të BE-së në Tiranë, mësohet se zyra e raportuesit për Shqipërinë kërkon të takojë dhe familjarët e të ndjerit Aleks Nika, i vrarë në 21 janar 2011, bazuar në letrën e bashkëshortes së tij.

 

Marë nga: http://gazeta-shqip.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top