Rreth 70 autobusë të ‘KTEL’ Janinës, Thesprotisë, Prevezës, Artës bllokuan ditën e shtunë pikën doganorë të Kakavijës, ku shoferët dhe pronarët kanë protestuar në lidhje me shfuqizimin nga ana e Gjykatës Administrative të vendimit të ministrisë së Transporteve, duke lejuar kësisoj autobusët shqiptare që të kryejnë sërish linjën Shqipëri-Greqi, pavarësisht vendimit të një dite më parë për bllokimin e licencave të tyre.
Kryetari i KTEL Janinë, Gregori Gikas tha se autobusët e KTEL do të mbeten në kufirin e kakavijës për të bllokuar çdo hyrje dhe dalje nga Shqipëria drejt Greqisë, derisa Ministria e Transportit të zbatojë angazhimet e saj.
Ai shprehet se shoferët profesionistë kërkojnë fundin e konkurrencës së pandershme dhe nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre.
