Shqip

Finale shqiptarësh në Eurovision

Ky Eurovision ishte paralajmëruar se do të ishte festivali shqiptar europian i këngës, e ndërsa më parë vinte vetëm me zërin e tyre të fuqishëm, tashmë po shfaqet edhe me figurë.

Fillimisht siguruan finalen dy këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Eleni Fureira në natën e parë gjysmëfinale, shqiptari tjetër Ermal Meta i ka pritur për në finalen e madhe që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë.

E pas shqiponjës mes Eugent Bushpepës dhe Eleni Fureiras një tjetër “shqiponjë” është shfaqur në Lisbonë, këtë herë mes Eugent Bushpepës dhe Ermal Metës që përfaqëson Italinë.

Ka qenë ky i fundit që ka postuar foton në rrjetet e tij sociale, si edhe bashkangjitur me të ka qenë edhe një foto që ai ka realizuar me Eleni Fureira, e cila në këtë Eurovision përfaqëson Qipron.

Burimi http://top-channel.tv/2018/05/11/finale-shqiptaresh-ne-eurovision-shqiponja-shfaqet-serish-ne-lisbone/?foto=2#g

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top