ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Fillon kthimi në Greqi i emigrantëve Fluks në pikat kufitare

Kufiri_Kakavije

Shtohet fluksi në pikat e kalimit kufitar për emigrantët që largohen në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit.

Sipas informacioneve, në pikën e kufirit të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 6684 shtetas dhe 1520 automjete ndërsa kanë hyrë vetëm në territorin shqiptar 2927 shtetas dhe 612 automjete.

Në Kapshticë, pala greke punon me 2 sportele kurse ajo shqiptare me 4 të tilla.
Po kështu fluks ka pasur edhe në doganën e Kakavijës ku emigrantët i drejtohen vendeve të tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit.
Ndërkohë në të dyja doganat me Greqinë nuk raportohet për radhë apo për probleme por vetëm për fluks i cili pritet të rritet gjatë fundjavës

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top