Fillojnë aplikimet për pasaportat e reja për fëmijët që kanë problem me Toponimet
Njoftohen të gjithë shqiptarët që ndodhen në Greqi, dhe fëmijët e tyre kanë problem me shkrimin e toponimeve në pasaportat biometrike, që kanë filluar aplikimet për pasaportat e reja në Ambasadën Shqiptare në Greqi.
Kujtojmë këtu se të gjithë ata që kanë të shrkuajtur gabim toponimet, duhen deri më datë 1 Janar të kenë ndërruar pashaportat e vjetra me pashaporta të reja.
Dekumentat që duhet të paraqiten në zyrën e aplikimeve për pasaportë në Ambasadë janë:
1. Çertifikatë familjare (për përdorim jashtë shtetit)
2. Pasaprotë e vjetër
3. Fëmija/ët të jenë të shoqëruar nga prindërit
Vini re! Çertifikatat e reja do kenë edhe ato të korigjuara toponimet.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.
Shikoni këtu se si duhet të jetë shrkimi i toponimeve në çertifiakatat e reja, kartat e identitetit dhe pashaportat biometrike.
