Më në fund mbas kaq muajsh , filloi diskutimi në Komisionin Parlamentarë , Kodi i Emigracioni dhe Integrimit Social. Mbas përfundimit të diskutimit në Komisionin e Paralementit, ligji kalon për miratim.
Deri tani diskutimi është zhvilluar në një klimë pozitive ku edhe partia opozitare SIRIZA është shprehur pozitivisht. Sipas përfaqësueses të SIRIZA në Komisionin parlamentarë Vasiliki Katrivanu , “Edhe pse projektligji u vonua jashtëzakonisht , Siriza përshëndet përpjekjen e qeverisë për të përballuar realisht problemin e emigracionit. Siriza do të mbështesë pikat e ligjit që kanë të bëjnë me integrimin, por gjithashtu do të sjellë në Parlament disa ndryshime për sa i përket çështjes e fëmijëve të lindur në Greqi të cilët kanë të drejtën e nënshtetësisë greke”
Kundra porjektligjit janë Grekët e Pavarur, Agimi i Artë, dhe Partia Komuniste Greke. DHIMAR deklaroi se pret akoma më shumë ndryshime.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
Për sa i përket Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social mund të lexoni temat më poshtë
Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?
Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)
Leje qëndrimi e gjeneratës të dytë. Çfar parashikon Ligji i ri për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.
Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)
