ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Filloi mësimi i gjuhës shqipe në qëndrën shqiptare “Porta”

   Diten e Diel me 10 Tetor filloi mesimi I Gjuhes Shqipe ne Qendren Shqiptare “PORTA” ne Kukaq, per te katertin vit radhazi.

   Diten e Diel me 10 Tetor filloi mesimi I Gjuhes Shqipe ne Qendren Shqiptare “PORTA” ne Kukaq, per te katertin vit radhazi.

Rreth 40 femije  te shoqeruar nga prinderit erdhen per te filluar vitin e ri shkollor ,per te mesuar ,shkruar
Gjuhen e nenes , per te marre njohuri per gjeografine e atdheut per historine e popullit tone , per te mesuar
poezi shqip ,kenge e valle Shqiptare.
Kjo dite ishte menduar si feste nga drejtuesit e “PORTES”, me muzike , pije freskuese ,embelsira per fe-
mijet.Mesuesja Flutura Tafilaku qe ben mesimin per te katertin  vit na thote : “ Ju uroj suksese femijve
dhe te gjithe mesuesve qe bejne mesim vullnetar .Eshte nje sherbim qe I behet komunitetit dhe brezit te ri
me dashurine dhe pergjegjesine e mesuesit intelektual , qe e ndjen si detyre ndaj ketyre femijeve dhe
Atdheut qe Gjuha Shqipe te mos humbase ,te mos tkurret .Duam tu mesojme vogelushve nga vine ,kush
jane shqiptaret , cfare I kane dhene njerezimit , me nje fjale tu rrisim ndergjegjen dhe vetedijen Kombe-
tare .Verejme qe sivjet eshte rritur numri I femijeve dhe do te kemi tri klasa .Presim te na vine librat nga
Shqiperia per klasen e trete .Shpresojme qe Shteti Shqiptar do marre masa te mbaje pergjegjesine per me-
simin e gjuhes Shqipe qe te mos ngelet pune vullnetare ne te ardhmen “
Zoti Njuell drejtues I “ PORTES” shprehet I entuziazmuar per fillimin e mesimit te Gjuhes Shqipe .
“Jam edhe me shume I kenaqur qe numri I femijeve dhe prinderve te interesuar ka ardhur duke u rritur nga
viti ne vit .Sivjet ne do kemi edhe dymbedhjete kostume popullore nga te gjitha krahinat e Shqiperise
dhe femijet do te mesojne edhe te kercejne vallet e bukura , dinamike , popullore Shqiptare .
Nese secila gjenerate nuk meson gjuhen dhe traditat e kultures se vendit te tij , kultura
shpejt do te zhduket.Ky nuk eshte thjesht nje gabim moralisht por nje tragjedi e papranueshme te humba-
sesh kulturen e cmueshme qe populli Shqiptar I ka dhene Botes “.
Nderkohe qe mesimi filloi ne galerine e PORTES  ne katin e pare u zhvillua nje takim me prinderit dhe
me mjekun dhe psikologun nga amerika z.Don Langford .  Me pas z.Langford beri nje bisede me femijet rreth higjenes vetjake dhe si mund te ruajme veten nga mikrobet dhe infeksionet e te ftohtit .
Femijet kenduan ,recituan dhe te gjithe shpreheshin se duan te mesojne shqip qe te flasin me kusherinjte
e gjyshet ne Shqiperi gjate pushimeve verore.
Nxenesit qe kishin ardhur dy vitet e meparshme ishin te kenaqur qe kete vere kishin komunikuar pa e
ndjere veten keq sic kishte ndodhur ne pushimet e viteve me te perpareshme.
Mesimi behet cdo te diele ne oren17-19. Nje ore e gjysem jane mesim ndersa gjysem ore femijet shohin Ne emer te komitetit te prinderve falenderoj ciftin Njuell per kete dhurate qe I bejne komunitetit dhe femijve tane.                                                                                                                                                    
Festim Zace
Kryetar I komitetit te prinderve ,
Qendra Shqiptare “PORTA “
ATHINE

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top