Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të plagosur nga një aksident i tmerrshëm në Manila, Filipine.
Një autobus udhëtarësh është përplasur me një kamion në një mbikalim në autostradë dhe më pas ka rënë në greminë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë.
Nuk dihet ende numri i personave në autobus ndërkohë, që mediat vendase raportojnë për një duzinë kufomash të nxjerra nga rrënojat e autobusit.
