Një eveniment ndryshe nga të tjerët do të zvillohet në Athinë ku më datë 5-7-8 Qershor 2014 do të mbahet Festivali i Dytë Folklorik i Këngës Popullore Shqiptare në Greqi
Shkruan Gaston Sanxhaku
Për herë të dytë në Athinë, komuniteti shqiptarë do të organizoi një aktivitet kaq të bukur kulturorë, ku do të paraqiten vlerat më të bukura të Shqipërisë, vlerat e kulturës të mrekullueshme shqiptare.
Pjestarët e komunitetit shqiptarë në Greqi, emigrantët shqiptarë, por dhe të gjithë të pranishëmit do kenë mundësinë të ndjekin këngëtarë dhe grupe artistike nga të gjithë trevat e Shqipërisë. Dhe nuk janë pak por plot 160 artistë.
Paraqitja Artistike-Organizimi
Në total në Festival do të paraqiten 7 grupe polifonike , 4 grupe vallesh ,4 valle të kënduara, 7 këngetarë të veriut , 20 këngëtarë popullorë . 4 solo instrumentale, gjithësej rreth 160 artistë.
Festivali do organizohet nën regjinë e Regjizor Lefter Simonit . Udhëheqës Artistik i festivalet është zoti, Nikollaq Nushi, Drejtues orkestre zoti Armando Dhimitri si dhe Koreograf do jenë zoti Theodorë Kako dhe zonja Irma Sukni.
Prezantues të Festivalit do jenë Regjizori Lefter Simoni si dhe Sidrita Sadikaj- Miss Kosova 2013
Festivali do të organizohet me mbështetjen e Unionit të Bashkimit të Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi dhe UNESCO
Portali Albanians.gr do të jetë prezent në këtë aktivitet të mrekullueshëm artistik, në rrolin e sponsorit të komunikimit.
Ku dhe kur do të zhvillohet Festivali.
Festivali i Dytë Folklorik i Këngës Popullore Shqiptare në Greqi do të organizohet më datat 5 7 dhe 8 Qershor , në orën 19.00 në Teatrin e Bashkisë së Athinës në Neo Kosmo. Adresa Timokreontos 6-A11745 .
Kosto i biletës 5euro
Bileta mund të prehen edhe ditën e festivaleve, ose dhe duke rezevuar vënd tek numrat e telefonit 6983428573 dhe 6982918450
Është një aktivitet kulturorë që nuk duhet ta humbisni.
Albanians.gr Sponsor Komunikimi
