ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Festa e Birrës në Korçë ( 13- 17 GUSHT 2014)

10570283_783752574978523_2465921265494468463_nFesta e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.

Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës:

Hyrje falas

Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm

Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja

Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.

Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

burimi http://www.festaebirres.com/site/article.php?aid=1&cid=20

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top