ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Fëmijët e emigrantëve të kthyer: Nuk shprehemi dot, shokët nuk na kuptojnë

Emisioni i djeshëm “Njerëz në fokus” në “News24”, i ishte kushtuar fëmijëve

Emisioni i djeshëm “Njerëz në fokus” në “News24”, i ishte kushtuar fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të cilët janë riatdhesuar për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vëndet ku ata kishin emigruar më përpara. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga Greqia.

Ola Bruko, moderatorja i emisionit ka kaluar një ditë në shkollën Vasil Shanto, ku është njohur nga afër me fëmijët si dhe me përpjekjen e tyre për intergim në shoqërinë shqiptare.

Siç u shprehën dhe fëmijët problemi kryesorë që hasin ata është gjuha shqipe.

“Nuk ndihëm keq, kam shokë, por në fillim isha pak i mërzitur sepse ika nga Greqia. U kthyem në Shqipëri sepse kishte krizë, nuk rrinim dot. Nuk shprehem dot shumë mirë. Të lexoj di pak se bëja anglisht atje. Eshtë vështirësia e gjuhës, nuk shprehem dot mirë. Shokët nuk më kuptojnë shumë mirë. Më mungojnë shokët. Ndihem keq që ika nga Greqia, por po mësohem avash avash, bëra shumë shokë këtu. Në fillim mësova të lexoja sikur isha në klasë të parë. Nuk do doja të kisha ardhur. Më mungon shoqëria, vendi.”- shprehen disa nga fëmijët e intervistuar.

albanians.gr

Burimi http://www.balkanweb.com/kryesore/1/njerez-ne-fokus-femijet-e-emigranteve-te-kthyer-nuk-shprehemi-dot-shoket-nuk-na-kuptojne-158340.html

 

LEXONI AKOMA

Fëmijët shqiptarë në Selanik marrin në duar Abetaren

,

 

 

 

 

Kriza ekonomike Greke dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top