ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Fëmijët e emigrantëve në Shqipëri shkojnë në shkolla të minoritetit grek

Më shumë se 300 nxënës të rinj të mbërritur nga emigracioni 

Më shumë se 300 nxënës të rinj të mbërritur nga emigracioni  pritet t’i shtohen këtë vit shkollave shqiptare në Gjirokastër. Prej këtij numri, më shumë se gjysma pritet t’i drejtohen shkollës së gjuhëve të huaja me drejtim gjuhën greke për shkak të pamundësisë për të nisur shkollimin në shqip. Shkolla e ngritur për edukimin në gjuhën greke të fëmijëve të minoritetetit grek ka shërbyer për vite me rradhë edhe për fëmijët e emigrantëve të shqiptarë të rikthyer në atdhe, fëmijët e të cilëve nuk kanë pasur pothuajse asnjë njohuri të shqipes.

 

Sipas drejtorit të arsimit në Gjirokastër, Arjan Pano, këtë vit do të angazhohen dhjetëra mësues me orë suplementare për tiu mësuar këtyre nxënësve gjuhën shqipe. Sipas tij, regjistrimet në shkollën e gjuhëve të huaja degën greqisht do të kryhen vetëm mbi kriter kombësie, ndërsa të gjithë nxënësit e tjerë do të regjistrohen në shkollat shqiptare, pavarësisht nivelit të njohurive mbi gjuhën.

 

 

 

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top