ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Familja shqiptare e ndarë me dhunë

Edmond Danushi 30 vjeç i martuar me

Edmond Danushi 30 vjeç i martuar me një angleze ka katër fëmijë dhe vajzen e vogël 10-muajshe ende nuk e ka parë.

 

Pasi jetonte prej 12 vjetesh ne Britani, atij iu kerkua te shkonte ne Tirane per te ribere dokumentat, por nderkohe Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit e Britanise ia refuzon kerkesen per ribashkimin familjar, shkruan tabloidi i madh britanik ‘Daily Mail’.

 

Sipas nje ligji qe ka hyre se fundmi ne fuqi, duhet qe shtetasit anglez qe kerkojne te sjellin parteneret e tyre ne Britani duhet te kene nje sasi te caktuar te ardhurash ose kursimesh dhe ne rastin e gruas se Danushit, gruaja e tij angleze Theresa duhet te deshmoje se ka kursime mbi 18 mije sterlina.Nderkohe Edmondi ka humbur vendin e punes per shkak te shkuarjes ne Shqiperi ku edhe nga ngelur.

 

Edmond Danushi ishte vetem 18 vjeç kur ka shkuar ne Britani dhe eshte martuar me te dashuren e tij angleze te moshes se adoleshences Theresa me te cilen ka kater femije pas dhjete vjet martese. Danushi thote se vajzen e vogël 10 muajshe nuk e ka pare ende dhe me familjen detyrohet te flasë çdo dite ne Skype, nderkohe qe djali i vogel nuk flet dot me te atin pasi merzitet shume nga qe nuk e e ka afer.

 

“Askush nuk e kupton dot dhimbjen time, thote Edmond Danushi per ‘Daily Mail’. “Nuk isha kur lindi dhe nuk po mundem ta mbaj ne krah vajzen time”, shprehet ai.

 

Per shtypin anglez gruaja e shqiptarit zonja Danushi flet per veshtiresite qe ka ne mungese te burrit dhe me ndihmen e deputetit te zones Heidi Alexander po apelon dhe e ndjek ceshtjen deri ne instancat me te larte. Nje zedhenes i ‘Home Office’ tha se “aplikimi i Danushit eshte refuzuar, pasi ai nuk plotesoi kerkesat e rregullave te emigracionit. Jeta familijare nuk duhet te mbeshtet ne kurriz te taksapagusve” tha zedhenesi.

 

Nderkohe nje seance apeli per vendimin refuzues te Ministrise se Brendshme eshte caktuar per ne shkurtin e vitit te ardhshem dhe deri atehere te pakten Edmond Danushi do te qendroj larg gruas dhe kater femijve te vegjel, sepse kerkon te jetoje sipas rregullave dhe te hyje ne Britani nga dera, ne nje kohe kur shume te tjere te cdo lloj kombesie hyne nga dritarja.

 

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top