ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Evangjelos Venizelos: Të mbyllet marrëveshja detare me Shqiperinë

Zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos,

Zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos,

ka kërkuar finalizimin e marrëveshjes detare me Shqipërinë dhe ka shprehur gatishmërinë që marrëveshja detare të diskutohet, por vetëm për çështjet teknike.

 

Në një konferencë për shtyp në Athinë, Venizelos kërkoi finalizimin e marrëveshjes së delimitimit të kufijve detarë. “Ne kërkojmë përfundimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufijve detarë me Shqipërinë”, theksoi ministri i Jashtëm grek.

Ai theksoi se parimet e marrëveshjes së nënshkruar në të kaluarën nuk mund të ndryshohen, por mund të shihen disa çështje teknike. “Ndoshta ka çështje teknike, të cilat jemi të predispozuar t’i rishikojmë në nivel komisionesh teknike”. Alternativat janë dy; “njera është e drejta ndërkombëtare dhe praktika evropiane, të cilën e sugjerojmë dhe shpresojmë ta pranojë pala shqiptare, ndërsa ekziston edhe alternativa e sfidimit të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës evropiane”.

I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe se a do të ketë Tirana mbështetjen e Athinës, Venizelos deklaroi se Tirana ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u bashkuar me BE-në dhe Greqia do të mbështesë, duke e ftuar atë të zgjidhë cështjen në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës evropiane.

Deklarata e Venizelos vjen pak para vizitës së presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri. Disa ditë më parë Venizelos u shpreh se deklaratat që ai bëri gjatë vizitës në Tiranë janë tezat e politikës së jashtme greke dhe “ky do të jetë kuadri i vizitës së Papulias në Shqipëri”.

 

burimi www.ballkanweb.com

 

LEXONI AKOMA 
Papulias, në Tiranë për të shkrirë akujt mes Shqipërisë dhe Greqisë

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top